TORINO-Një shqiptar është qëlluar më armë zjarri mbrëmjen e djeshme ndërsa ka ndërruar jetë në spital. Viktima është 39-vjeç, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, ndërsa autorët dyshohet se kanë qenë dy dhe janë larguar me shpejtësi, pasi e kanë qëlluar.

Sipas medieve italiane, vrasja mund të jetë një larje hesapesh mes shqiptarëve, ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e autorëve. 

dy.b/shqiptarja.com