U kap në Itali me 705 gr kokainë ,28-vjeçari shqiptar me inicialet B.B dënohet nga drejtësia e shtetit fqinj me 8 vite burg i akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Së bashku me të janë dënuar me 6 vite burg edhe dy bashkëpunëtorë të tij shtetas rumunë.

Por ajo që ka çuditur mediat italiane ishte vendi se ku shqiptari fshihte lëndën narkotike, një stiv me dru e cila ruhej nga dy qen të mëdhenj pastorë.

Nëse kokaina do të dilte në treg do të arrinte vlerën prej 50 mijë eurosh.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com