ROME- Kujdes se çfarë shkruani në profilin tuaj në Facebook, sidomos nëse jeni nën ethet e zemërimit dhe dëshirës për hakmarrje. Mund të dënoheni njësoj si të kishit shpifur në një media.
Një gjykatë në Livorno të Italisë ka dënuar një vajzë të re e cila pasi e kishin larguar nga puna ka nisur sharjet ndaj ish-punëdhënësit, nje shqiptar.
Gjykata jo vetëm që e ka dënuar vajzën për fyerje dhe sharje raciale, por ka zgjedhur versionin më të rëndë të dënimit, duke e klasifikuar si fyerje e përhapur në organet e masmedias. Në këtë rast, ligji italian parashikon një dënim më të fortë sesa një fyerje e bërë drejtëpërdrejtë. Gjykata italiane ka gjykuar se mesazhet në Facebook kanë një përhapje të palimituar, prandaj duhet konsideruar si të gjitha mjetet e tjera të komunikimit masiv.
Në këtë drejtim vendimi i gjykates italiane përbën një precedent, duke e barazuar profilin e çdokujt në Facebook me një organ të masmedias, gjë që natyrisht vjen bashkë me përgjegjësitë për çdo gjë që shkruhet. Lajmi mund të pritet me interes në Shqipëri, ku jo vetëm facebook është mjaft i përhapur, por ku nuk mungojnë as gjyqet e famshme për shpifje, si për shembull ato mes njerëzve të përfshirë në politikë, të cilët, natyrisht, kanë edhe profilin e tyre në Facebook.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com