Itali – Gigi Buffon… 20 vjet në Serinë A

 /ATSH-ANSA-AFP/. - Prezenca e Gigi Buffon ne ndeshjen Juventus - Milan do te shenoje edhe nje rekord per numrin 1 te portes, i cili mbush 20 vjet ne Serinë A.
"Mbushi 20 vjet legjenda e Gigi Buffon", ka shkruar klubi torinez.
"Ne keto 20 vjet, ai ka bere historine e futbollit, ka fituar nje Boteror, duke shkruar faqe legjende ne kete sport. Dhe historia me Juventus: 8 kampionate te fituar, 5 Superkupa kombetare, nje Kupe te Italise", shkruan Juventusi per legjenden e tij, qe vazhdon aktivitetin. "Nuk jane vetem tifozet bardhezinj, por gjithe pasionantet e futbollit, te cilet e urojne ate".
Edhe siti i UEFA-s i kushton nje vend te veçante 20 vjetorit te Buffon ne Serine A. Ne nje interviste, portieri juventin eshte shprehur per nisjen e karrieres se tij: "Si te gjithe femijet, nuk doja te beja portierin, por deshiroja qe te shenoja gol. Por, ndoshta fati beri qe te zgjedh portierin, ndaj me ne fund provova per nje vit e me pas dihet ajo qe me ndodhi...".     Kur Gianluigi Buffon nisi karrieren para 20 vjetesh ne Serine A, portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, ende nuk kishte lindur: Te dy do te ndeshen ne distance te shtunen ne oren 20.45, kur Juventusi i Buffon do te prese AC Milanin e Donnarumma ne ndeshjen e javes se 13-te.
19 nentor 1995: perballe AC Milan te George Weah e Roberto Baggio, Buffon ishte veçse 17 vjeç kur debutonte ne Serine A me fanellen shume te madhe te ekipit te Parmes.
Donnarumma do te mbaje numrin 99. Perballe Juves, ne ndeshjen e peste radhazi si titullar, ai do te perballet ne moshen 16 vjeç e nente muaj me nje legjende te portes, i cili mund te ishte edhe babai i tij..

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon