Itali, gjenden poshtë ngarkesës
me dru në kamion, 292 kg kanabis

Itali, gjenden poshtë ngarkesës<br />me dru në kamion, 292 kg kanabis
BARI - Një ngarkesë prej 292 kilogramësh kanabis sativa është sekuestruar sot në portin e Barit në një kamion që vinte nga Shqipëria.

Siç shkruan agjencia e lajmeve ANSA, lënda narkotike është gjetur në fundin e dyfishtë të një kamioni trajler që transportonte dru.

Kanë qenë efektivët e Guardia di Financës që kanë ushtruar kontrollin në trajler dhe kanë gjetur edhe sasinë e lëndës narkotike në portin e Barit.

Trajleri me targa shqiptare është ndaluar sapo ka zbritur nga një anije. Drejtuesi i mjetit, një shqiptar 55-vjeçar është vënë në pranga menjëherë nga policia.

Bëhet e ditur se, vlera në treg e lëndës narkotike është rreth 3 milionë euro.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës