Një i moshuar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti në Padova të Italisë. Gjyshi "hero" vdiq pasi shpëtoi mbesën e tij 22 muajshe.
 
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 në rrugën "Catlana". Novrus Hasa, 78-vjeç sapo ka vënë re makinën që po vinte me shpejtësi drejt tij, shtyu karrocën ku ndodhej vogëlushja dhe e pësoi vetë tragjikisht.
 
Drejtuesi i automjetit është ndaluar menjëherë dhe ka njoftuar ambulancën por 78-vjeçari shqiptar nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të marra.
 
E vogla Ilesia është dërguar në spital dhe gjendet jashtë rrezikut, gjyshi hero dha jetën për të.

padova

padova

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com