VIDEO/Itali, goditet banda e kokainës dhe heroinës, dy shqiptarë në pranga/ Emrat

Një operacion i nisur kohë më parë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike ka vijuar edhe sot në Itali me shkatërrimin e një grupi italo-shqiptar.
Në prangat e policisë italiane kanë rënë katër persona, dy nga të cilët janë shqiptarë, për trafik kanabisi, kokaine dhe heroine. 

Të arrestuarit shqiptare në kuadër të këtij operacioni janë Ervin Luja 38 vjeç dhe Marjus Muça, teka grupit përbehej nga 51 anëtare shumica të prangosur. Operacioni i koduar "Bogota" u zhvillua në zonat midis Leçes dhe Brindisit.

Në hetime janë përfshirë 51 persona të kombësisë italiane dhe shqiptare, të gjithë të hetuar nga Anti-Mafia e Leçes, ndërsa kontrollet janë shtrirë edhe në vende të ndryshme si Bolzano - Livorno - Lecce dhe Brindisi, ku janë sekuestruar sasi të ndryshme drogës (600 kg marihuanë, 21 kg hashash, 2 kg kokainë dhe 32 kg heroinë). 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë