Vijojnë operacionet të cilat si objektiv kanë goditjen e bandave që merren me trafikimin e lëndëve narkotike. Së fundmi mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 23 persona mes tyre shqiptarë, rumunë dhe tunizianë.
Ndërsa policia shqiptare njofton se 3 shqiptarët janë arrestuar në Shqipëri në sajë të operacionit të koduar "Boaster".
Në pranga kanë rënë Enea(Eldi) MILLA (DOMA), 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe Adriatik ALSHABANI, 29 vjeç, lindur në Durrës. I arrestuar është gjithashtu Shpend. C , 25 vjeç, banues në Tiranë.
Operiacioni ishte i shtrirë në Padova të Italisë dhe në Shqipëri. 22 personat ishin pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike me shtrirje në vendin tonë dhe në vendet e BE-së.
Grupi e zhvillonte aktivitetin e tij në zonat e Veneto,Lombardia,Toskana, dhe Marche, madje ata brenda javës arrinin të qarkullonin rreth 50 kg lëndë narkotike.
Sipas autoriteteve ky grup prej nëntorit të 2014 ka transportuar sasi të madhe lëndësh narkotike lloji heroinë. Hetimet për kapjen e kësaj bande kishin nisur para dy vitesh.
Operacioni është realizuar në bashkëpunim mes autoriteteve italiane dhe policisë shqiptare. Deri më tani në bazë të operacioneve të ndërmarra edhe më parë janë arrestuar 11 persona,sekuestruar 19.168 kg heroinë, 1,527 kokainë, si dhe janë sekuestruar rreth 65 mijë euro.
Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com