Itali, goditet grupi që trafikonte kokainë e kanabis, 40 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Të paktën 40 persona janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e operacionit maxi antidrogë të koduar si “Familja dhe miqtë”, falë të cilit u çmontua një organizatë kriminale italo-shqiptare që vepronte në Sardenjë me degëzime edhe në Liguria, Toscana, Emilia Romagna, Marche dhe Abruzzo..

Sipas raportimit të mediave italiane, bëhet fjalë për 22 persona të arrestuar dhe 18 të tjerë kanë marrë masë sigurie ‘arrest shtëpie'.

Grupi kriminal italo-shqitar drejtohej nga një italian që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për inportin e kokainës.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Grupi trafikoi 660 kg drogë nga vitit 2019 dhe qarkullonin 15 mln € në vit.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha hashashi, marijuane dhe kokaine.

Mbi 300 oficerë morën pjesë në operacion.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen