Kërcënuan me armë në kokë një 34 vjeçare në Caserta të Italisë duke i marrë në banesë sende me vlerë dhe një shumë parash, arrestohen dy shqiptarët Baftjar e Viktor Sinani.

Sipas policisë italiane të rinjtë të cilët janë dhe kushërinj me njëri tjetrin janë identifikuar pas arrestimit nga e reja e dhunuar, ndërsa tani akuzohen për kanosje me armë, armëmbajtje pa leje dhe grabitje me dhunë.

Dy shqiptarët janë vendosur në masën e sigurisë arrest me burg nga gjykata, teksa grabitjen e kanë kryer më 21 prill në banesën e shtetases italiane.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)