Itali-Greqi bllokohet
droga shqiptare

Itali-Greqi bllokohet<br />droga shqiptare
TIRANE- Trafiku i drogës ka çuar në pranga dy shqiptarë, njërin në Itali e tjetrin në Greqi. Në Itali në pranga është vënë një 44-vjeçar shqiptar që kishte fshehur 36 kilogramë kanabis në gomat e makinës ndërsa në Greqi me 159 kilogramë po kanabis, është vënë Eduart Mullaj. Siç bën të ditur policia italiane, shqiptari i arrestuar në portin e Barit kishte mbushur gomat e makinës me 57 pako droge, të llojit kanabis sativa që kishte origjinën shqiptare. Aksioni është bërë nga Guardia di Finanza e Barit.

Për të fshehur lëndën narkotike, 44-vjeçari shqiptar kishte përdorur edhe kroskotin e makinës së tij të llojit “Opel Zafira”. Gjithashtu droga është gjetur edhe në pjesën e bagazhit. Makina është ndaluar sapo kishte zbritur nga një prej anijeve mes Shqipërisë dhe Italisë. Shqiptari i cili banonte në Breshia bënte rrugë të shpeshta mes dy vendeve. Ai është ndaluar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Ndërkaq, Policia e Sarandës në bashkëpunim me atë greke ka arritur të bllokojë një fugon të ngarkuar me lëndë narkotike që transportohej për në Greqi. Lënda narkotike prej 159 kg është sekuestruar në zonën e Igumenicës në fugonin që drejtohej nga shqiptari Eduart  Mullai, që u vu në pranga. Mullaji, sipas informacioneve të Policisë së Sarandës,  ka qenë i arrestuar edhe më parë në shtetin grek për trafik lëndësh narkotike.

Shkrimi u publikua sot, 7 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë

Itali/ Sulmohet mjeti i binduar, grabiten 3 milionë euro! Autorët u vunë flakën 6 makinave të pengonin policinë