Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje

Itali/ Grupi i ‘skifterëve’ shqiptarë i ikën policisë me ‘Golf’ të vjedhur, njëri arrestohet dhe 2 arratisen! 32-vjeçari i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje

Foto ilustruese

Itali- Tre shqiptarë që dyshoheshin si anëtarë të një grupi “skifterësh” dhe krimeve të tjera si shitja e drogës, i ikën patrullës së policisë në postbllok, pasi drejtuesi refuzoi të ndalonte.

Por shoferi 32-vjeçar u kap nga karabinierët, teksa dy të tjerët u arratisën përfundimisht. I ndaluari rezultoi i dënuar me rreth 4 vite burg për grabitje, kurse në mjet iu gjetën sasi hashashi të vogla, mjete që shërbenin për vjedhje dhe sende të plaçkitura, kryesisht bizhuteri ari.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (21 Nëntor), në Olgiate Comasco, ku u ngrit një pikë kontrolli ndaj një mjeti “Golf” me ngjyrë të errët.

Eefektivët iu qepën pas mjetit të dyshuar me tre personat në bord dhe arratisja përfundoi në  Bulgarograsso, ku personat dolën nga mjeti dhe u larguan në këmbë.

Por policia ka arritur të bllokojë njërin prej tyre. Ai është një 32-vjeçar shqiptar me banim në Milano, i arrestuar për veprën penale të kundërshtimit të një zyrtari publik. Gjatë hetimeve të mëpasshme doli gjithashtu se burri duhej të vuante një dënim me burg prej 3 vjet, 11 muaj e 21 ditë, me akuzën për vjedhje të rëndë. Prandaj 32-vjeçari u dërgua në burgun Bassone në Como, raporton "Espansione TV".

Efektivët vazhduan kontrollin e makinës, ku gjetën mjete të shumta për vjedhje, rreth 400 euro monedha, disa bizhuteri ari, 32 gramë hashash dhe doreza dhe radio. Më në fund, nga hetimet e mëtejshme, rezultoi se targat e automjetit ishin të dubluara. Në fakt, makina u raportua e vjedhur korrikun e kaluar në provincën e Cuneos.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, Berishën e mund edhe Arlind Qori