Itali, hajdutët mesazh zonjës së
shtëpisë:Je shumë e bukur kur fle

Itali, hajdutët mesazh zonjës së<br />shtëpisë:Je shumë e bukur kur fle
ITALI - Pasi kanë hyrë nga dritarja e apartamentit dhe morën ç’të mundin ndërsa pronarët e ishin në gjumë, burri në krevat, ndërsa gruaja në divan, hajdutët janë treguar “zotërinj të vërtetë” duke dhënë edhe komplimente për zonjën e shtëpisë.
 
Ata i kanë lënë një mesazh në telefon asaj ku i shkruanin “Je shumë e bukur kur fle... nga hajdutët.”

Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik në Vicenca të Italisë, ku hajdutët kanë hyrë duke përfituar nga dritarja e hapur për shkak të vapës.

Duke mos gjetur asgjë me vlerë, hajdutët janë kënaqur me çfarë ka pasur brenda 2 portofolave.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur