ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pas një sulmi të ndodhur në Reggio Emilia. Mëngjesin e së mërkurës në sallonin e basteve “Match Point” ndodhi një grabitje e dhunshme, për të cilën ishte përgjegjës emigranti shqiptar me iniciale E.R.
 
I riu shqiptar, ishte fshehur në ambientet e sallonit të bastit përgjatë gjithë natës, dhe kishte dalë mëngjesin e të mërkurës i maskuar, dhe pasi i drejtoi pistoletën punonjëses, i kërkoi asaj 10 mijë euro. Më pas e kishtë lidhur atë, dhe u largua.
 
Punonjësja e cila u lirua pas një ore, bëri denoncimin dhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë, policia identifikoi grabitësin dhe u vu në kërkim të tij.
 
27-vjeçari në përpjekje për t’iu larguar forcave të policisë, është fshehur në një banesë në rrugën “Paradisi”, në një apartament ku banonin dy shqiptarë të tjerë.
 
Për të mos e gjetur uniformat blu, i riu ishte fshehur në një strukturë metalore, që shërbente për mbajtjen e kabujve elektrikë, dhe qendronte pezull, në katin e tretë. Por për shkak të peshës, struktura është prishur, dhe I riu është rrëzuar në tokë nga 12 metra lartësi.
 
Fatmirësisht 27-vjeçari ka shpëtuar edhe pse ka pësuar disa dëmtime sërioze.
 
Emigranti shqiptar tashmë ndodhet në spitalin “Santa Maria Nuova” në gjendje kritike për jetën.
 
Në xhepat e tij policët gjetën 5 775 €, ndoshta një pjesë të siguruara nga grabitja, dhe dhe pasaportën e tij.
 
I riu shqiptar, akuzohet për vjedhje të rëndë, rrëmbim dhe mbajtje të paligjshmë të armëve.

grabitja itali
(Foto/Shqiptari duke i lidhur duart punonjëses së sallonit të basteve)
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)