ITALI- Faqja elektronike në Sarzana të Italisë u sulmua nga hakerat e Kosovës.
 
Ky është sulmi i dytë në pak ditë i “Albanian Hackers Terrorist”, të cilët kësaj radhe kanë shkruar se “Asgjë nuk mund të na ndalojë, vetëm Allahu”.
 
Siti i qytetit Sarzana u sulmua nga nacionalistët shqiptarë, të cilët gjithashtu kishin shkruar se “Kosovë është shqiptare”,
 
“Ne jemi hakerat shqiptarë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë”, etj.
 
Ndërkaq, këto deklarata të tyre mund të gjenden lehtësisht edhe në sitin www.comunesarzana.gov.it.
 
Mes kërkesave përmenden atë të të drejtave të shqiptarëve në territoret e pushtuara, pagim i dëmeve të luftës etj. Në pak ditë, kjo është hera e dytë e sulmeve të tilla.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)