ROME- Një grua ka lindur në banjon e një fast food Mc Donald’s në Romë, për ta hedhur më pas në WC dhe për tu larguar në drejtim të paditur. I vogli është zbuluar nga dy vajza të cilët mejëherë njoftuan policinë. Fëmija është dërguar në spital dhe është marrë nën kujdesin e mjekëve.

Tg Com shkruan sot se policia gjeti një pellg gjaku në një stacion autobusi dhe po kërkon për një vajzë të re, brune, ndoshta nga Europa Lindore.

”Pamë të voglin në WC. E morëm në krahë dhe qante”- tregoi një nga vajzat. Policia po kontrollon telekamerat për të zbuluar identitetin e të resë që mendohet se mund të jetë dhe e ëma e fëmijës.

(sg/shqiptarja.com)