Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia

Itali/ Hedh nga dritarja e makinës kokainën që të mos e kapnin karabinierët, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Perugia

Foto ilustruese

Perugia- Karabinierët italianë kapën pas një ndjekje nëpër rrugët e Perugia një 24-vjeçar shqiptar që ishte përfshirë në trafikun e kokainës.

Gjatë patrullimit oficerët hasën makinën e të dyshuarit në qendër të qytetit dhe i janë afruar. Kur ka parë policinë, 24-vjeçari i ka dhënë gaz, duke u përpjekur të arratiset.

Gjithashtu në largim e sipër ai ka hedhur nga dritarja sasinë e drogës të futur në dy qese. I riu u ndoq dhe u ndalua pak më pas dhe karabinierët, pasi kishin gjetur drogën e flakur.

Në total ishin 20 doza me kokainë, me një peshë totale rreth 15 gramë.

Në kontroll personal, atij iu gjet edhe shuma prej 110 eurosh cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, me sa duket të ardhura nga tregtimi i drogës.

Shqiptari u izolua në paraburgim dhe Gjykata e Perugias e konfirmoi arrestin e tij gjatë masës së sigurisë. 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA

Trump shpall tarifa prej 25% për makinat e importuara në SHBA