Itali, heroinë nga Shqipëria me
vlerë 500 mijë €, 26 në pranga
Policia shqiptare:Sekuestrohen kompani e llogari bankare
'

Itali, heroinë nga Shqipëria me<br />vlerë 500 mijë €, 26 në pranga<br />Policia shqiptare:Sekuestrohen kompani e llogari bankare<br />'<br>
26 persona, mes tyre 7 shqiptarë, janë arrestuar në Itali si pjesë e një grupi që merrej me trafikimin e heroines, kokainës dhe marijuanës. Ka qenë Guardia di Financa e cila prej qershorit 2016 ka nisur hetimet për këtë grup, duke i kërkuar informacion edhe Policisë së Shtetit në vendin tonë, për 7 shqiptarët që po përgjoheshin.

Organizata kriminale italo-shqiptare prej vitesh operonte në Napoli në shitjen e kokainës, heroinës dhe marijuanës. Këto janë pamjet e një prej operacioneve i quajtur “Smokë Snake” të Guardia di Financa, e cila gjen një sasi droge në brendësi të furgonit.

Ndërkohë heroinë është zbuluar edhe në një makinë tjetër, e cila është zbuluar me qen antidrogë.  Mendohet se 7 shqiptarët e arrestuar gjatë operacionit “Smoke Snake”, kishin rol kyç në transportin e kokainës dhe heroinës.

Policia Shqiptare bën me dije se 3 shqiptarët e arrestuar janë L.C 36 vjeç, E.N 26 vjeç dhe E.Sh 39 vjeç si dhe 4 persona të tjerë të pa identifikuar. Shqiptarët ishin drejtues të këtij rrjeti trafikimi. Ata janë cilësuar se “Mbretërit” e kësaj organizate kriminale.

Ndërkohë kjo është skema se si bëhej transporti I heroinës dhe kokainës nga Holanda dhe Turqia drejt Shqipërisë. Më pas droga e grumbulluar në vendin tonë transportohej në Itali, në zonën e Napolit. Banda italo-shqiptare kishte 4 furnizues dhe 2 ndërmjetës për çmimin. 

Ishin 4 organizatorët të cilët bënin ndarjen e zonave ku do të shitje droga në Napoli dhe që mendohet se kontrollonin këtë treg. Pjesë e bandës ishin edhe 5 korrierë dhe 11 shpërndarës droge në Napoli.

Kësaj banda nga viti 2016 i janë sekuestruar 38 kg marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë. Janë sekuestruar gjithashtu 500 mijë euro pasuri, ku përfshihen 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare dhe 18.000 euro në cash.

Hetimet për këtë organizatë vijojnë ende, pasi dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë. Policia Shqiptare nuk jep informacion për këtë bandë, pasi thotë se ka ende individë që po hetohen. Në total banda dyshohet se përbëhej nga 39 anëtarë, një pjesë e të cilëve ende nuk janë zbuluar.

VIDEOKarabinierët kanë vënë në pranga 26 persona, 7 prej të cilëve shqiptarë

Droga e sekuestruar nga nisja e hetimeve  
– Në gusht të vitit 2016, në portin e Brindisit, u sekuestruan 38 kg marijuanë brenda një kamperi të zbritur nga një anije që vinte nga Greqia;

– Në dhjetor të vitit 2016, një makinë u kap në autostradë në drejtim të Napolit, sapo kishte zbritur në portin e Brindisit. U sekuestruan 5.2 kg heroinë të transportuar në 15 pako.

– Në janar 2017, në portin e Barit, u ndalua një grua italiane shtatzënë, e sapo zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi, me 2 qese heroinë, rreth 630 gram;

– Sërish në janar 2017, në stacionin hekurudhor të Casertas, u ndalua një korrier italian që kishte zbritur në mëngjes në aeroportin e Barit dhe që vinte nga Shqipëria. Iu gjetën 38 ovula herone, me peshë rreth 1 kg.

– Në mars të vitit 2017, u sekuestruan më shumë se 1 kg heroinë gjetur në çantën e shpinës të një korrieri shqiptar që sapo u ul në Bari.

[gallery]24660[/gallery]

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar