ITALI- Gjykata italiane ka marrë së fundmi një dosje të rrallë, ku shqyrtohet habia sesi ka mundësi që një 80-vjeçar italian të vdiste 6 ditë pasi u martua me një shqiptare 64 vjeçe që i shërbente prej vitesh. Në lojë janë shumë para. Mbi 100 mijë euro, që është trashëgimi që do të ndahet. Në orët e ardhshme, në fakt, gjyqtarja për hetimet paraprake në Leçe, Annalisa de Benedictis do të duhet të vendosë për ta mbyllur ose jo hetimin që nisi ndaj shqiptares Tatjana Xhelilaj, 64-vjeçares që akuzohet për abuzim me të paaftët. Historia zhvillohet në Melissano, një qytet i vogël në jug të Salentos. Me vite të tëra ka jetuar Antonio Miggiano, i cili si shumë të tjerë, për më shumë se 30 vjet ka pasur një grua me të cilën kishte 2 fëmijë.

Gruaja e tij papritmas zhduket dhe në vitin 2008 Miggiano gjen forca t’i kthehet jetës dhe të martohet për herë të dytë, por ishte një lumturi që nuk do të zgjaste gjatë. Më pas trokiti në derën e tij Tatjana, një mikeshë e motrës së të moshuarve. Në vitin 2010 ajo u martua me vëllain e Miggianos, pak ditë para vdekjes së tij. Më pas shqiptarja dhe italiani u bënë të pandashëm, ndërsa 80-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë. Më 12 prill 2013 detyrohet të shtrohet në spitalin e Galipolit, ku mjekët nuk dhanë shpresa. Më 14 prill ishte lënë dasma.

Shqiptarja thërret nipin e italianit që i thoshte “shpejto se duhet të na shoqërosh në bashki se kemi dasmën”. Në orën 8 të së dielës një avokat është dëshmitar i italianit dhe një shoqe për shqiptaren. Fëmijët e Miggianos mësojnë të rejat nga kushëriri dhe pasdite nxitojnë te babai, pasi po vuante rëndë në shtrat. Më 18 prill zemra e tij dorëzohet. Aty fëmijët zbulojnë se babait i kishin ikur nga llogaria e tij bankare të paktën 100 mijë euro.
 
 Shkrimi u publikua sot (20.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)