Sot në mëngjes u bënë homazhe në shtëpinë e tij në Romë dhe ceremonia mortore u zhvillua në rreth të ngushtë familiar po në kryeqytetin Italian.
Andreotti ndërroi jetë në moshën 94-vjecare në banesën e tij në Romë dhe ishte një prej politikanëve më të shquar e jetëgjatë të Republikës Italiane.
Menjëherë pas lajmit të vdekjes së Andreotit, Italia ndaloi për të rikujtuar historinë e saj duke vështruar edhe një herë të kaluarën dhe duke cituar thëniet e tij më të pikasura.
“Do ta gjykoj historia” është shprehur dje presidenti Italian Giorgio Napolitano, ku humbja e Andreotit
ishte lajmi i fundit për të gjitha mediat evropiane, madje edhe përtej Oqeanit Paqësor dhe Atlantik.
Për më shumë se gjysëm shekulli Andreotti, ka qenë në qendër të skenës politike italiane duke qenë si kryeministër 7 herë dhe ka mbajtur 22 detyra të ndryshme ministrore.
(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)