Mediat italiane shkruajnë se në prangat e policisë ranë A.K, 21 vjeç dhe F.K, 32 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet tip "Toyota Yaris" kur kanë ndeshur me një patrullë të policisë në autostradë.
Sapo kanë pikasur policinë, ata kanë shtuar shpejtësinë në përpjekje për të fshehur gjurmët.
Ka qenë pikërisht sjellja e tyre që ka bërë që policët të kenë dyshime të vihen në ndjekje të makinës. Pasi e kanë ndaluar, ata kanë kontrolluar imtësisht makinën, duke zbuluar të fshehur nën sedile dy vende të fshehta ku ishin 600 gramë marijuanë si dhe një dozë kokainë.
Ndërkohë policia italiane ka deklaruar se droga u sekuestrua, ndërsa dy shqiptarët që ishin me dokumente të rregullta janë dërguar në qeli në pritje të vlerësimit të arrestit.
Policia bën të ditur se dy shqiptarët e arrestuar ishin shpërndarës të lëndës narkotike dhe në momentin e arrestimit ata po dërgonin ngarkesën.
Redaksia Online
l.q/Shqiptaraj.com