Një prej të ashtëquajtuve “Vëllezërit Lupen” është dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Cuneo, Itali, ndërsa tjetri i ka shpëtuar hekurave.

Binjakët Edmond dhe Eduard Trushi, të arrestuar nga policia e Saluzzo-s korrikun e vitit të shkuar, akuzohen për qindra vjedhje banesash në veri dhe qendër të Italisë.

Gjatë muajit të shkuar, ata u dënuan me gjykim të shkurtar nga gjykata e shkallës së parë Cuneo, vetëm për vjedhjet e kryera në kërë provincë.

Edmond Trushi, është dënuar me tre vite dhe gjashtë muaj burgim. Ndërsa, vëllai tjetër Eduardi është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj arrest shtëpiak, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik, raportojnë sot mediat italiane.

cuneo

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)