Itali, kërkohet rishikimi i ligjit për
kombësinë e fëmijë emigrantë

Itali, kërkohet rishikimi i ligjit për<br />kombësinë e fëmijë emigrantë
ROME- Ministri i ri italian i ngarkuar me Integrimin kërkoi sot që legjislacioni mbi imigracionin të rishikohet, duke i dhënë mbështetjen e tij propozimit të presidentit të Republikës për t'i dhënë kombësinë italiane fëmijëve të emigrantëve të lindur në vend. "Presidenti Giorgio Napolitano ka të drejtë: ekziston mundësia të marrim në dorë politikat mbi emigracionin. Pra ta rishikojmë ligjin mbi kombësinë", deklaroi në një intervistë për të përditshmen "La Repubblica", Andrea Riccardi, themelues i komunitetit katolik të Sant'Egidio, që ka qenë gjithmonë i mobilizuar për të drejtat e imigrantëve.

Kjo mund të bëhet "sepse ne kemi besim në identitetin tonë, që është njëkohësisht i fortë dhe fleksibël, i aftë për të integruar", tha titullari i portofolit të Bashkëpunimit ndërkombëtar dhe Integrimit.

Presidenti italian e kishte cilësuar të martën si "çmenduri" faktin që fëmijët e imigrantëve të lindur në Itali nuk e marrin automatikisht shtetësinë italiane, duke kërkuar ndryshimin e legjislacionit.

Sipas Riccardit, "ata që kanë lindur në Itali dhe që janë juridikisht të huaj i kalojnë gjysmë milionë persona, ndërsa minorenët me banim në Itali janë pothuajse një milion. Ata flasin të njëjtën gjuhë (me italianët), shikojnë të njëjtat peisazhe, jetojnë të njëjtën histori, janë të lidhur me botën tonë".  "Pa ata, Italia do të ishte më e plakur, dhe do të kishte më pak kapacitete zhvillimi", vlerësoi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS