Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Itali, kapen 11.5 kg kokainë në port, në pranga një shqiptar dhe një italian

Pakot me kokaine të sekuestruara nga Guardia di Financa

Një shqiptar dhe një shtetas Italian janë arrestuar nga Guardia di Financa pasi u kapën teksa zbrisnin nga porti i Olbias, Itali me mbi 11.5 kg kokainë. Droga nëse do të hidhej në treg mund të sillte një fitim prej 2 milionë euro.

Lwnda narkotike ishte paketuar në 10 pako, secila me peshë gati 1 kg. Brenda pakot kishin pastë të bardhë që më pas u zbulua se ishte drogë. 

Droga u gjet në një nga dy makinat me të cilin po udhëtonin dy shtetasit e fshehur në dy hapësira të krijuara, në të djathtë dhe në të majtë të bagazhit. Pakot ishin të vulosura në mënyrë perfekte për të shmangur nuhatjen e qenve.

Operacioni u koordinua nga Prokuroria e Tempio Pausania.

 "Kjo çështje ngre një alarm të madh shoqëror dhe tregon se tregu i shpërndarjes së kokainës ka lidhje të qarta me territorin e Galluras (rajon në verilindje të Sardenjës) ku ndodhe tre porte (Olbia, Golfo Aranci dhe Santa Teresa Gallura) dhe dy aeroporte (për fluturime tregtare dhe private, të dyja në Olbia) dhe përfshin interesa të fuqishme ekonomike - shpjegon Guardia di Financa shkruan Ansa. 

S.G/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë