ITALI- Rreth 193 kilogramë drogë e llojit marijuanë është sekuestruar mbrëmjen e sotme nga policia italiane. Lënda narkotike është gjetur në një makinë në Messina dhe kishte si destinacion Catanian, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë 4 shqiptarë të cilët udhëtonin me dy makina.

Sipas policisë italiane, njëra nga makinat shërbente për të “mbuluar” makinën që transportonte lëndën narkotike.
 
Droga e cilë vinte nga Shqipëria ishte e ndarë në 92 pako, me nga rreth 2 kilogramë.
 
Sipas policisë italiane lënda narkotike e destinuar për tregun e Catanias kap një vlerë në rreth 1.5 milionë euro.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)