Itali, Kapen 2 shqiptarë me 50 kg
marijuanë trasportohej në 2 makina

Itali, Kapen 2 shqiptarë me 50 kg<br />marijuanë trasportohej në 2 makina
ABRUZZO - Policia italiane arrestoi 2 shqiptarë me 50 kg marijuanë që po e transportonin në 2 makina, një Audi A4 dhe një Fiat Bravo. Dorëzimi i shpejtë do të bëhej në 4 çanta të mëdha plastike.
 
Policia në Salvo në rajonin e Abruzzos vuri re sjellje të çuditshme të dy burrave, 35-vjeçarit nga Vlora me inicialet K.F dhe 24-vjeçarin X.A. 24, nga Lushnja, të dy korrierë të drogës.
 
Policia sekuestroi 50 kg marihuanë që dyshohet se kishte mbërritur nga Shqipëria, e ndarë në 47 pako plastike transparente, ngjyrë kafe. Në mënyrë që të mos ndihej era e marihuanës nga qentë, shqiptarët e kishin mbështjellë drogën me letër natriban, ndërsa mendohet se marijuana do të kishte sjellë një fitim prej rreth 500 mijë euro.
 
Redaksia online
(mm/ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit

Rastësisht në sheshin e Prishtinës, video e Çun Lajçit dhe Sabri Fejzullahut emocionon ndjekësit