(Enver Jakimi, Lefter Xheleka dhe Ardit Jakimi)
Ata gjenin vila në periferi e gjatë natës futeshin brenda. Nëse pronarët nuk iu jepnin ato që kërkonin tre shqiptarët ushtronin dhunë duke i rrahur barbarisht. Në disa raste iu thyenin dhëmbët për t’i detyruar që t’iu jepnin lekët dhe sendet me vlerë.
Enver Jakimi, Ardit Jakimi dhe Lefter Xheleka përdornin makina të fushqime të vjedhura për të kryer grabitjet e tyre. Grupi përbëhej nga 8 shqiptarë, po 5 prej tyre ishin arrestuar në muajin dhjetor të 2015.
Sipas mediave italiane, ata kishin modifikuar makinat duke bërë që të ndryshonin në mënyrë automatike targa, kishin shtuar fuqitë motorike si dhe kishin bërë vende sekrete brenda automjetit për të fshehur sendet e vjedhura.
Edhe gjatë arrestimit ata i kanë rezistuar policisë e cila i ka ndjekur për disa orë. Më i rrezikshmi nga tre shqiptarët është Enver Jakimi, për të cilin ka dhe një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, po për grabitje me dhunë.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)