ITALI - Një superoperacion i autoriteteve italiane ka çuar sekuestrimin e rreth 3 ton drogë të llojeve të ndryshme si heroinë, kokainë dhe marijuanë. Sipas policisë italiane nëse kjo sasi droge që vinte nga Shqipëria, nga Amerika Jugore dhe Holanda do të dilte në treg vlera e saj do t’i kalonte 45 milionë Euro.
Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe 33 persona si të dyshuar si pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Po sipas autoriteteve italiane këtij grupi kriminal i janë sekuestruar edhe 50 milionë Euro.
Grupi kriminal ka rënë në prangat e policisë italiane pas dy vite hetimesh të operacionit të koduar “Gentelmen” (Zotëri). Bazuar nga hetimet droga e llojeve të ndryshme dërgohej në Itali përmes anijeve që vinin nga Shqipëria, Amerika Jugore dhe Holanda.
Por përveç sasisë së drogës së kapur,gjatë operacionit policor janë sekuestruar edhe 10 kallashnikovë, 2 mitraloz Skorpion, 9 pistoleta dhe të tjera të mira materiale me një vlerë prej 10 milionë Euro.
Hetimet, pjesë e të cilës janë bërë komisariate të shumë rajoneve të Italisë, kanë nisur fillimisht në Breshia për një shpërndarje droge.
Gjithashtu autoritetet italiane dyshojnë se disa ton marijuanë që ka ardhur përmes Shqipërisë me barka të vogla të jenë përdorur edhe për transport armësh, heroine dhe për klandestinë. Një nga barkat e sekuestruara gjatë zhvillimit të operacionit ka pasur marijuanë me një vlerë prej rreth 700.000 euro.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO