BRINDIZI- Një sasi prej 310 kilogram mariuanë e ardhur nga Shqipëria është sekuestruar nga policia e Guardia di Financës në portin e Brindizit. Droga ishte fshehur në një kamion me rimorkio me targa shqiptare e cila drejtohej nga një shtetas shqiptar.

Kamioni sapo kishte zbritur në port nga trageti «European Voyager» vinte nga Vlora dhe kishte destinacion provincën e Venecias.

Operacioni i ndërmor nga Guardia di Financa e Brindizit, në bashkëpunim me funksionarë të doganës si dhe agjentë të policisë kufitare dhe policisë së shtetit. Droga është gjetur në momentin kur kamionit i është bërë një skaner i cili ka kohë që është vendosur në këtë port. Mediat italiane raportojnë se emri i shqiptarit të ndaluar është Lanina Lander, 56 vjeç. Nuk përjashtohet që në raportimin e tij mund të ketë ndonjë gabim ortografik.

(sg/shqiptarja.com)