FIRENCE - Policia e Firences në Itali ka bërë të mundur mëngjesin e sotëm sekuestrimin e 782 kg kanabis që vinte nga Shqipëria, ndërsa ka vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve 7 shqiptarë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediar italiane sipas të cilave në mesin e trafikantë të arrestuar rezultojnë 7 shtetas shqiptarë, një rumun dhe një italian. Mësohet se droga kishte ardhur nga Shqipëria, ndërsa përllogaritja totale e vlerës së saj në treg do të ishte 4.6 milionë euro.
Urdhri për arrestimin e 9 trafikantëve mësohet të jetë dhënë nga prokuroria e Romës, pas hetimeve të kryera nga karabinierët italianë ndaj këtij rrjeti të trafikut. Ndërkaq detajet e këtij operacioni pritet të bëhen publike gjatë ditës.
Ky rrjet trafikantësh në krye të të cilit sipas mediave italiane ishin 3 shqiptarë të moshave 29,31 dhe 33 vjeç kishte si synim që të shpërndante drogën e trafikuar nga Shqipëria në Romë dhe Xhenova.
Sipas policisë italiane lekët e përfituara nga shitja e drogës transportoheshin me pako përmes linjës së autobusëve Romë-Tiranë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com