Dy shqiptarë të moshës 35 dhe 36 vjeç janë arrestuar sot nga policia e Riminit në Itali. Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, u kapën në momentin kur po shkëmbenin me njëri-tjetrin brenda një Qendre Tregtare rreth 2.5 kg lëndë narkotike e llojit kokainë e cilësisë së lartë.
 
Nëse kokaina do të arrihej të shitej, vlera e saj në treg do të arrinte rreth 500 mijë euro.
 
arrestimet

kokaina

(Kokaina u gjet e fshehur në bagazhin e një automjeti)

Agjentët italianë ishin të angazhuar në një shërbim të veçantë rendi e sigurie në atë zonë, ndërsa vunë re disa lëvizje të dyshimta pranë një picerie në Via Di Mezzo, ku prej disa kohësh kishte të dhëna se trafikohej drogë.
 
Në vijim të këtij operacioni policia italiane sekuestroi edhe një shumë të hollash prej 21 930, të ndara në dy paketime prej 11 980 euro dhe 9 950 euro. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com