ROME - Tashmë grupet shqiptare të plaçkitjeve të shtëpive italiane, hartojnë skica apo planimetri të sakta të shtëpive që kanë ndërmend të vjedhin. Në La Spezia u arrestuan 9 nëntë hajdutë të kombësisë shqiptare.
Ata janë gjetur në një vend në Sarzana, ku ishin fshehur një pjesë e konsiderueshme të mallrave të vjedhura. Skuadra e hetuesve, drejtuar nga Girolamo Ascione, ka sekuestruar mallrat e vjedhura, duke përfshirë një planimetri të kateve të shtëpisë. Nuk përjashtohet që skica mbi detajet e shtëpisë është krijuar nga një shqiptar i cili ka përfunduar punimet në këtë banesë.
Sipas policisë, shqiptarët kishin planifikuar që grabitjet të kryheshin kur ishte natë dhe hynin fillimisht përmes dritareve. Banda kishte njohuri të shkëlqyer të zonës dhe kur kreu ndjente rrezikun e kontrolleve, vendoste transferimin në zona të tjera. E vetmja grua e arrestuar e bandës, Juela Hajdaraj, ka dhënë detaje për Florjan Ferhatin dhe Valter Shabanaj, duke i’u treguar çdo hollësi mbi vendndodhjen e një shtëpie pranë kufirit me Zvicrën.
Operacioni, i quajtur “No Limits” është mundësuar gjatë një plani të koordinuar për vjedhjen e një apartamenti. Dy shqiptarë erdhën nga një tjetër krahinë me pasaportë shqiptare, me vizë turistike. Qëndrimi i tyre në La Spezia zgjati mesatarisht 15 ditë, kohë e nevojshme për të kryer vjedhjen. Disa grabitje u kryen në 17 dhe 21 janar, ndërsa dy anëtarë të bandës u vunë re nga një vajzë e vogël që kishte hipur në tarracë.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com