Mediat italiane bëjnë të ditur se në pranga ka rënë dhe një shtetas italian 59 vjeç me precedent të mëparshëm penal në trafikun e lëndëve narkotike.
Arrestimet janë bërë pas hetimesh të gjata të bazuara në informacione konfidenciale, sipas të cilave nga një garazh në zonën pranë rrugës Palmiro Togliatti të kontrolluar nga dy personat dilte “një erë e fortë dhe e veçantë barishtesh”.
Karabinierët kanë vendosur të ndërhyjnë dhe kanë zbuluar 75 thasë të mëdhenj plehrash të mbushur me 940 kg marijuanë, të ndarë në pako prej një apo dy kilogramësh, gati për shitje.
Droga e sekuestruar po të hidhej në tregun e kryeqytetit italian dhe do të siguronte një fitim prej rreth 1 milion eurosh. Karabinierët kanë gjetur në banesën e shqiptarit dhe një sasi prej 63.400 euro.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
