Itali, kapen me 3.4 kg heroine, një
nga shqiptarët tenton të arratiset

Itali, kapen me 3.4 kg heroine, një<br />nga shqiptarët tenton të arratiset
LECE -Skuadra e antidrogës në policinë e Leces ka arrestuar tre shqiptarë si dhe ka mundur të sekuestrojë një sasi prej 3 kg heroinë.

Pëllumb Drenova 53 vjec, Arjan Polisi 58 vjec si dhe Kristaq Boçi 43 vjec janë arrestuar në flagrancë dhe do të përballen me drejtësinë italiane për trafik ndërkombëtar të lëndëv e narkotike.

Shqiptarët u arrestuan në hyrje të qytetit të Leçes ndërkohë që po udhëtonin me automjetin tip Volsvagen me targa shqiptare AA615HA.

Njëri prej të arrestuarve, Kristaq Boçi menjëherë pas arrestimit në momentin që ishte duke u fotografuar në sallën e të ndaluarve, ka mundur të arratiset dhe pse i prangosur duke kaluar murin rrethues të rajonit të policisë duke u fshehur më pas në parkun e qytetit.

Skuadra operacionale u vunë në ndjekie të tij ku më pas kanë mundur ta arrestojnë dhe nga verifikimet në sistemin MECA të shtetsve të skeduar për trafik narkotikësh, Boçi rezulton i shpallur në kërkim me ermin e tij real Arben Meca pasi gjykata e Leces e ka dënuar atë më parë me 9 vite burgim.

droge
(Në foto: Shqiptarët e arrestuar dhe droga e gjetur në makinë)


(Lajmi u perditesua)

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!