ITALI - Një sasi prej 410 kilogramë marijuanë është sekuestruar në garazh makinash në Pigneto të Italisë, ndërsa në pranga janë vënë dy shqiptarë dhe një vajzë nga Roma.
Marijuana ishte e ndarë në 300 pako të lyera nga jashtë me naftë për të humbur kështu erën e drogës. Policia italiane bën të ditur moshën e dy shqiptarëve, 20 vjeç dhe të vajzës 19-vjeçare ndërsa nuk publikohen emrat e tyre.
Policia kishte monitoruar lëvizjes e të arrestuarve, të cilët jetonin në një apartament në zonën e San Giovannit në Itali, duke zbuluar kështu edhe garazhin ku të rinjtë fshihnin drogën.
Nëse sasia e lëndës narkotike do të ishte hedhur në tregun vendas, ajo do të sillte përfitime prej rreth 1 milionë euro.

(Foto: Droga e sekuestruar)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com