Itali, kapen shqiptarët, fshehën
në domate 35 kg hashash

Itali, kapen shqiptarët, fshehën<br />në domate 35 kg hashash
Dje në Firence të Italisë u sekuestruan 35 kg hashash dhe u arrestuan dy korrierë shqiptarë.
Mbi 200 pako me hashash, me një peshë prej 35.5 kg, e fshehur në 12 kuti me domate, u gjet në kilometrin 301, në Firence dhe u arrestuan 2 shqiptarët 29 dhe 30 vjeç.
Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi është kapur me 50 doza heroinë.

Polica bën me dije se ka vënë në pranga të riun Frederik Rexha. Gjatë kontrollit të policisë në çantën e Rexhës u gjetën edhe 10 doza kanabis.
Ndërkaq, në Tiranë u arrestuan 22-vjeçari Anais Mata, Denis Dida, 19 vjeç, Edison Tahiri, 18 vjeç, M.S, 16 vjeç dhe Rei Mata, 18 vjeç.

Te vendi i quajtir Flamuri Gjerman, është ndaluar mjeti tip “Opel Kadet”, me targa TR 3472 J, gri, që drejtohej nga Mata, ku ishin dhe të tjerët.
GjatË kontrollit fizik tË mjetit, poshtË sediles së pasagjerit është gjetur 481 gramë bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, e cila u sekuestrua në cilsinë e provës materiale.

Shkrimi u publikua sot (25.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(o.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)

Ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 35 vjeçari (EMRI)