ITALI – Policia italiane ka sekuestruar 1300 kg marihuanë në portin e Barit, që vinte nga Shqipëria. Vlera e drogës së konfiskuar nga Guardia di Finanza dhe dogana llogaritet në 14 milionë euro.
Ngarkesa, që ishte ndarë në 1200 pako të fshehura brenda disa kutive prej druri, që transportonin çimento për ndërtim. ishte nisur nga porti i Durrësit.
Pas verifikimit të ngarkesës, u ndalua menjëherë shoferi i kamionit që e transportonte, një 55-vjeçar shqiptar, me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotikëve.
Kjo është sasia më e madhe e drogës, sekuestruar në Itali, që nga janari.Mendohet se droga kishte destinacion tregun italian.
Operacioni i policisë italiane ka ardhur si pasojë e masave shtrënguese që ka marrë policia italinë në lidhje me trafikun e lëndëve narkotike që vijnë nga Shqipëria.
Redaksia online
(ar.sh/l.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com