Itali: Kapet 1.5 mln € heroinë,
pranga 3 shqiptarëve

Itali: Kapet 1.5 mln € heroinë, <br />pranga 3 shqiptarëve
RAVENA, Itali – Policia italiane ka arrestuar tre shqiptarë gjatë një operacioni antidrogë në të cilin është bërë e mundur bllokimi i 65 kg heroinë.

Mësohet se tre shqiptarët e arrestuar janë Muhamed Muho, 25 vjeç; Saljion Dervishi, 24 vjeç si dhe Oltjana Ajdini, 26 vjeç.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit me hyrjen e karabinierëve në shtëpinë ku jetonin tre shqiptarët në rrugën Corte alle Mura. Gjatë kontrollit u gjetën fillimisht 6 gramë heroinë, një peshore e vogël si dhe një tufë çelsash. Këto të fundit kanë vënë karabinierët në gjurmët e një garazhdi ku dhe u gjet një çantë “trolley” dhe një thes plerash me heroinën pjesërisht të ndarë në pako si dhe të çpaketuar, për një masë që arrinte në 30 kg.

Në një ambjent tjetër në Cesenatico (pranë Ravenës) u gjetën edhe rreth 35 kg të tjerë si dhe një presë me të cilën shtypej në pako droga e sekuestruar.

Nga droga e sekuestruar do të nxirreshin 200 mijë doza që ishin gati të shiteshin në stinën e verës në bregdetin italian. Vlera në treg e heroinës së sekuestruar mendohet se është në rreth 1.5 milionë Euro.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori