Itali, kapet Golia shqiptar
Në rrugë me 220 mijë euro
Njeriut plot muskuj dhe dy metra të gjatë iu gjetën 220 mijë euro dhe një mitraloz Skorpion, armë lufte, e shkurtër dhe vrasëse. Policia italiane thotë se bëhet fjalë për një 31 vjeçar shqiptar, me inicialet A.D, për të kaluarën e të cilit sikundër edhe për gjendjen aktuale, policia italiane nuk ka asnjë të dhënë.
BRESCIA – Telefonatat anonime se, në lagje kishte lëvizje të dyshimta të femrave e meshkujve, e vunë sërish në punë policinë e Brescias. Dhe ajo çka gjetën nuk ishte imagjinuar kurrë: një mal me euro, plot 220 mijë të tilla dhe një mitraloz Skorpion, armë lufte, e shkurtër dhe vrasëse.
Në fakt karabinierët, nisën kontrollin në rrugën “Aldo Moro” pas fjalëve se, në një apartament prej pak kohësh kishte lëvizje të shumta të femrave dhe meshkujve. Gjë e çuditshme kjo për një zonë ku zyrtarisht dihej se jetojnë prostituta.
“GJIGANDI GOLIA”, GRUSHTA POLICISËPolicia u nis drejt vendngjarjes me prostitucionin si pistë hetimi. Por, në momentin kur karabinierët vendosën të kontrollonin shtëpinë e dyshuar, nga dera e saj ka dalë një mashkull me një çantë krahu. “Një lloj gjigandi, gati dy metra i gjatë. Dhe muskul i tëri”, raportojnë mediat italiane.
Për policinë, i riu ishte fytyrë e panjohur dhe sipas proçedurave i kanë kërkuar dokumentat.
Por, “gjigandi” në vend të të dhënave personale, i ka dhënë policëve grushta në fytyrë. Vënia e prangave ka qenë e vështirë për karabinierët pasi, i riu veç shtatlartësisë ishte edhe i armatosur. Mësohet se bëhet fjalë për një 31 vjeçar shqiptar, me inicialet A.D për të kaluarën e të cilit sikundër edhe për gjendjen aktuale policia italiane nuk ka asnjë të dhënë. E vetmja gjë që dihet është që i riu është emigrant dhe nuk ka asnjë precedent penal në Itali.
ARMA, 750 PLUMBA NË MINUTËMediat raportojnë se arma, e cila u gjet në banesën e 31 vjeçarit është e tipit Skorpion, prodhim çekosllovak me një goditje prej 750 plumbash në minutë. Interesant është fakti që me këtë armë u vra edhe Aldo Moro, ish kryeministri italian i ekzekutuar shume vite perpara nga "Brigate Rosse", emrin e të cilin mban dhe rruga ku u arrestua “gjigandi”.
Sa për shqiptarin, policia thotë se qëndron në heshtje të plotë dhe nuk jep asnjë shpjegim se cili është burimi i 220 mijë eurove, ose 300 milion lekë të konvertuara në lekë shqiptare.
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
44.3%
-
Jo
53.1%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 9880
Lajme të tjera
-
Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidencialeve në Mal të Zi! Gjukanoviç përballë Millatoviç
2 Prill, 07:17
-
Analistët: Suksesi i marrëveshjes Kosovë-Serbi varet nga angazhimi aktiv i BE, SHBA
2 Prill, 07:12
-
Akuzat se ka pakt të fshehur me Berishën, Gazment Bardhi: Me të nuk më lidh më as e shkuara! Intriga të vogla për të përçarë edhe më tej PD-në
2 Prill, 06:55
-
Sot bëni kujdes, do të ketë surpriza në dashuri dhe në punë! Parashikimi i yjeve për sot
2 Prill, 06:46
-
'Poker' në transfertë, Barcelona shkëlqen dhe ruan distancën nga Real Madridi (GOLAT)
1 Prill, 22:51
-
Kulmi i 'etheve' parazgjedhore në Turqi, pakujdesia e rivalit kryesor të Erdoganit me 'qilimin e lutjes' ngjall reagime të shumta
1 Prill, 22:50
-
Oltës nuk i del inati me Luizin edhe jashtë shtëpisë së 'BBVA': Ja lashë vetë fitoren, do ta 'përndjek'
1 Prill, 22:50
-
VIDEO/ Interi e pëson nga Fiorentina, Bonaventura nderon 'Vjollcët'! Juventus tri pikë në shtëpi
1 Prill, 22:40
-
VIDEO/ 1 gol nderon Juventusin, 'Zonja' - 3 pikë nga zona evropiane
1 Prill, 22:38
-
'Më ka harruar', takimi prekës i Oltës me djalin brenda shtëpisë së BBV
1 Prill, 22:23
-
Sylvinho merr lajmin e mirë, Keidi Bare lë pas dëmtimin dhe luan në La Liga
1 Prill, 22:19
-
Donald Trump kritika për gjykatësin që do shqyrtojë çështjen e tij penale
1 Prill, 22:14