Itali, kapet kamioni i nisur nga 
Shqipëria me 16 mln euro drogë

Itali, kapet kamioni i nisur nga <br />Shqipëria me 16 mln euro drogë
ITALI- Një sasi e konsiderueshme droge është kapur gjatë ditës së djeshme në Portin e Barit, Itali, e cila kishte si origjinë Shqipërinë. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se është mundur të sekuestrohet një sasi prej 1 ton e 650 kilogramë lëndë narkotike marijuanë, e cila është kapur në Portin e Barit e që ishte nisur nga Shqipëria. Po ashtu janë vënë në pranga edhe dy shqiptarë. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ndërsa autoritetet shqiptare theksuan se nuk kishin asnjë dijeni për këtë rast trafikimi të lëndës narkotike dhe se nuk kishin asnjë prononcim lidhur me këtë trafik. Sipas mediave italiane, sasia prej 1 ton e 650 kilogramë drogë ishte fshehur në një ngarkesë drunjsh që do të përdoreshin për ndërtim. Këto materiale ishin sistemuar në një kamion, i cili ishte në përdorim nga dy shqiptarë, të cilët u vunë në pranga nga policia italiane.

Operacioni 
Mediat italiane theksojnë se operacioni është bërë nga agjentët e Guarda Di Finanza në bashkëpunim me ata të doganës italiane, të cilët kanë arrestuar edhe dy shtetasit shqiptarë. Mësohet se sasia e madhe e lëndës narkotike kishte si destinacion rajonin verior të Lombardisë dhe nga shpërndarja e saj do të siguroheshin rreth 16 milionë euro. Sipas mediave italiane, financierët e grupit të Barit së bashku me zyrtarë të shërbimit lokal anti-mashtrim të doganës dhe monopoleve bënë një seri kontrollesh për ndalimin e trafiqeve të ndryshme. Mësohet se dy shqiptarët protagonistë në këtë trafik droge Shqipëri-Itali, gjatë këtyre kontrolleve ishin shumë dyshues për shkak të mënyrës së parregullt të ngarkesës në kamion. Po ashtu, autoritetet italiane theksojnë se situata u bë edhe më dyshuese nga qëndrimi i shqetësuar nga dy shoferët e kamionit, i cili kishte shkuar nga Porti i Durrësit.

Kontrolli
Pasi konstatuan këto shqetësime, agjentët e Guarda Di Finanza thelluan kontrollin e tyre nëpërmjet një skanimi me rreze “X” të pajisjeve “Siluetë Scan”. Këto pajisje bënë të mundur edhe zbulimin e lëndës narkotike. Mësohet se dy shqiptarët e vënë në pranga janë të moshave 53 dhe 26 vjeç, që sipas mediave italiane kanë të bëjnë me njëri-tjetrin. Autoritetet italiane kanë bërë sekuestrimin e të gjithë ngarkesës që ndodhej në kamionin e nisur nga Shqipëria. Autoritetet italiane të Guarda Di Finanzaz janë shprehur për mediat italiane se në këtë operacion është bërë konfiskimi më i madh i sasisë së lëndës narkotike të nisur nga Shqipëria gjatë kohëve të fundit. Ndërkohë, mësohet se e gjithë lënda narkotike e gjendur në kamionin që ishte nisur nga Shqipëria, ishte e ndarë në 1.460 pako në total. Kjo sasi droge në treg do të kapte një vlerë prej 16 milionë euro dhe është sasia më e madhe e kapur javët e fundit në Portin e Barit. Ky nuk është rasti i vetëm që në shtetin fqinj kapet një sasi e madhe droge. Kohë më parë, po agjentët e Guarda Di Finanzaz me operacione të ndryshme kanë bërë kapjen e sasive të ndryshme droge.
 
Kontrolli
Kontrolli/ Agjentët e Guarda Di Finanza thelluan kontrollin e tyre nëpërmjet një skanimi me rreze “X” të pajisjeve “Siluetë Scan”. Dy shqiptarët e vënë në pranga janë të moshave 53 dhe 26 vjeç, që sipas mediave italiane kanë të bëjnë me njëri-tjetrin.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti

'Beqaj u kruajt me paratë e taksapaguesve europianë', Kikia: SPAK ndërhyn pasi ka 'vdekur' pacienti