Itali, kapet kokainë dhe 14 mijë € 
3 shqiptarë arrestohen në Pescara

Itali, kapet kokainë dhe 14 mijë € <br />3 shqiptarë arrestohen në Pescara
Tre shqiptarë u arrestuar mbrëmjen e djeshme në Pescara të Italisë, pasi shkëmbyen kokainë.

Në pranga është vënë vënë 26-vjeçari Klejdi Abdyli,31-vjeçari Armando Mamutllari dhe Jurgen Sokoli, 20-vjeç.

Shqiptarët u pikasën teksa shkëmbenin drogë pranë universitetit të qytetit. Ata vepronin në mënyrë të kujdesshme, shkruajnë mediat italiane. Para se të arrestoheshin, dy prej tyre dorëzuan një pako tek personi i tretë, i cili mbërriti në vendngjarje me një biçikletë dhe pas marrjes së pakos u drejtua drejt një motoçiklete tip “Suzuki Gsxr1000”, parkuar aty pranë.

Në banesën e 26-vjeçarit u gjetën 1.1 kg kokainë e fshehur në dollapin e vendosur në dhomën e tij të gjumit. Ndërsa, në pako u gjetën 14.000 euro, para të cilat vijnë nga shkëmbimi i drogës mes të rinjve, raportojnë mediat italiane.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik

Spahiu: Kur arrestohen të majtë thonë ka prova, kur arrestohen të djathtë thonë: i burgosur politik