LECCE, Itali – Një sasi e madhe marijuane, mbi 535 kg, është zbuluar dhe sekuestruar nga Karabinierët në brigjet e Gagliano del Capo, në rajonin e Puglia-s në Itali.

Droga, e cila vinte nga Shqipëria, ishte e shpërndarë në 21 çanta të mëdha dhe e ndarë në disa pako. Forcat italiane të rendit dyshojnë se lënda narkotike është dërguar në brigjet italiane nga trafikantët shqiptarë që më pas e kanë fshehur në një pikë të paracaktuar me një organizatë lokale trafikantësh. Kjo e fundit është ajo që do ta rikuperonte e më pas shpërndante këtë sasi droge në territorin italian.

Gjate aksionit u sekuestrua edhe nje gomone me gjatësi 7 metra, me motor të fuqishem 225 cv.

Karabinierët po hetojnë në lidhje me ngjarjen ndërsa media italiane nuk ofron detaje të tjera.

(im/shqiptarja.com)