Një 25-vjeçare shqiptare nënë e një fëmije është arrestuar nga policia italiane në Peruxhia, pasi iu gjetën në çantë rreth 4 kg lëndë narkotike kokainë. 

E reja ishte duke shëtitur me djalin e saj, kur pas një aksioni të policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e saj, iu gjet sasia e lëndës narkotike.

Policia italiane dyshon se vajza ishte në rolin e korrieres dhe përdorte "shëtitjet" me djalin për të transportuar lëndën narkotike.

25-vjeçarja me inicialet  A.G kishte me vete edhe një shumë të hollash prej 3 400 euro. Ndërkaq, ajo nuk rezulton e punësuar, ndaj hetuesit dyshojnë se edhe këto të ardhura janë burim i trafikut të drogës.  

Gjykata ka vendosur "arrest shtëpie" për 25-vjeçaren për shkak se jeton e vetme dhe nuk ka kush të kundeset për fëmijën e mitur.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com