ITALI-Një shqiptar është arrestuar në Palermo, pasi u kap me kokainë. Shqiptari i arrestuar është Ergo Koçi  28-vjeç, ndërsa iu sekuestruan 5 kg kokainë. Lënda narkotike ishte fshehur brenda tubit të ajrit të kondicionuar të makinës.

Shqiptari ishte vendosur nën monitorim nga agjentët italianë, ndërsa në momentin e fundit 28-vjeçari është shfaqur mjaft nervoz duke krijuar dyshime të forta për drogë, pas kontrollit gjithçka rezultoi e vërtetë.  Sipas medieve italiane vlera e kokainës që u sekuestrua nga policia shkon në mbi 1 milion e 250 mijë euro në treg.