Itali, kapen 2.5 t marijuanë, trafikantët hodhën drogën në det, Policia: Gomonia iku drejt Malit të Zi

Itali, kapen 2.5 t marijuanë, trafikantët hodhën drogën në det, Policia: Gomonia iku drejt Malit të Zi

Foto ilustruese

Guardia di Finanza (GdF) ka sekuestruar rreth 2.5 ton kanabis e ngarkuar në një gomone pranë brigjeve italiane në Pulja, ndërsa trafikantët kanë mundur t'i ikin ndjekjes nga policia. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e kaluar në det të hapur me angazhimin edhe të policisë shqiptare e asaj italiane.

Policia shqiptare ka dhënë detaje për drogën e kapur në brigjet e Puljas. Kanë qenë autoritetet italiane të cilët kanë pikasur gomonen gjatë patrullimit në det të hapur. Fillimisht gomonia me drogë është pikasur nga Guardia di Finanza pranë brigjeve italiane dhe është vënë menjëherë në ndjekje të saj. 

Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu. Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi. 

Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare. 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Për t'i shpëtuar kapjes nga policia, trafikantët kanë hedhur sasinë e konsiderueshme të drogës në det dhe janë larguar me shpejtësi. Në këtë moment, në gatishmëri kanë kaluar edhe autoritetet shqiptare të Forcës Detare në Vlorë dhe Durrës, ndërkohë që gomonia me trafikantët i drejtohet ujërave malazeze dhe pavarësisht ndjekjes edhe nga autoritetet e këtij vendi, trafikantët ia dalin të shpëtojnë dhe të humbasin gjurmët.  

Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën. Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj. Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë. 

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Mediat italiane: Droga vinte nga Vlora
Sipas deklaratës së policisë shqiptare, nuk është e qartë origjina e ngarkesës dhe vendi nga ku mund të jetë nisur gomonia me 2.5 ton drogë.

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia. 

Deklarata e Policisë Shqiptare

Por sipas mediave italiane, droga vinte nga jugu i Shqipërisë, nga Vlora. Vlera e drogës, nëse do arrinte tregun italian dhe më gjerë atë europian, do kapte 20 milionë euro.  

Njoftimi i policisë:

 GdF italiane sekuestron 2.5 ton marijuanë, e cila u hodh në det nga trafikantët.

• Në operacion pas interceptimit të gomones edhe Policia Kufitare e Shqipërisë dhe Malit të Zi

• Nuk dihet ende origjina dhe vendi nga ku u nis gomonia drejt Italisë 

Në datë 9 Qershor 2018, rreth orës 16:25, një avion i Guardia di Finanza të Pulias gjatë kontrollit në hapësirën detare, pikasi një mjet lundrues që lëvizte me shpejtësi në ujërat italiane, në largësi rreth 40 milje nga bregu. 

Menjëherë në ndjekje janë vënë 2 mjete lundruese të GdF duke e interceptuar mjetin lundrues të llojit gomone, i cili ishte i ngarkuar dhe lëvizte me shpejtësi. 

Ndërkohë partnerët italianë kanë njoftuar Policinë Kufitare në Shqipëri. Disa mjete të Policisë Kufitare dhe të Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë janë vënë në gadishmëri, në pritje të hyrjes së gomones në ujërat territoriale shqiptare. 

Por gomonia e ngarkuar, në ndjekje nga GdF ka shtuar shpejtësinë duke hedhur në det ngarkesën. Më pas ajo i është drejtuar territorit të Malit të Zi, duke u futur në këto ujëra. Policia malazeze e ka interceptuar gomonen, por pas një ndjekje për rreth 1 orë, ka humbur gjurmët e saj.

Ndërkohë që Guardia di Finanza ka rikuperuar mallin e hedhur në det në ujërat ndërkombëtare në afërsi të ujërave territoriale të Malit të Zi, ku rezultoi 2 ton e 475 kilogramë marijuanë. 

Autoritetet policore në 3 shtetet po vijojnë hetimet dhe shkëmbimin e informacionit për zbulimin dhe ndalimin e trafikantëve, por ende nuk ka të dhëna për origjinën e mallit dhe shtetin nga ku mund të jetë nisur gomonia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poturrja: 10/06/2018 22:14

    Drog drog shum shum drog sa drog sa drog hehehehehe

    Përgjigju
  • Fredi: 10/06/2018 21:40

    Me kete sulm qe po i ben PD ministrit po vononet shume pastrimi i policise nga trafikantet dhe plehrat qe la Tahir kerma. Gjitje ai kanabis i mbjelle dhe i korrur ne 2016- 2017 dhe Tahir Pergjimi thote jam i pagajshem.

    Përgjigju
  • Beni: 10/06/2018 20:11

    Do dali policia shqiptare do thote “ u kap ne bashkepunim me policine italiane”. Ose do thote qe “nuk ka mundesi te kete ikur nga brigjet shqiptare, pasi ato monitorohen me radare te fuqishem dhe nga avioni i Frontex”. Se nuk ben vaki te ikin pa u pikasur keta mjeshtrat e Vlores.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 10/06/2018 18:43

    Te kordinuar nga kordinatori I lidhur me qeverine A Xhafaj

    Përgjigju
  • Tori: 10/06/2018 17:26

    Në këto kushte ulet dhe euro.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia