Itali, kapet shqiptari me
heroinë, e kishte groposur në pyll

Një shqiptar i dënuar më parë në Itali, është arrestuar sërish nga policia italiane pasi iu gjet drogë. I arrestuari është 33 vjeçari Festim Shina, të cilit iu gjetën 320 gram heroinë, e ndarë në doza 5 gramëshe.

Prej disa kohësh, 33-vjeçari mbahej nën vëzhgim nga policia, pasi dyshohej se ishte i përfshirë në trafikimin e heroinës. Festim Shina e mbante të fshehur drogën në një zonë të pyllëzuar, duke e groposur.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, shqiptarit iu gjet një dozë heroine, e gatshme për ta shitur. Më pas, policia zbuloi edhe sasinë tjetër të heroinës që ishte e groposur në 3 vende të ndryshme

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur