I shpëtoi antimafias në Itali dhe tentoi të arratisej në atdhe, shqiptari kapet në traget

I shpëtoi antimafias në Itali dhe tentoi të arratisej në atdhe, shqiptari kapet në traget

ITALI- Antimafia Italiane ka  arrestuar  një nga 3 shqiptarët e shpallur në kërkim pas finalizimit më 19 korrik të operacionit të koduar "Tuneli", i cili çoi në shkatërrimin e një grupi trafikantësh shqiptarë që tranportonin kokainë e marijuanë nga Shqipëria në Siçili. I arrestuari është Klaidi Kaca 30 vjeç. Ai u kap në portin e Brindizit ndërsa po nisej me një traget  drejt vendlindjes.

Sipas  prokurorisë së Mesinës mbi Klaidi Kacën rëndon akuza e trafikut të drogës, pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje. Operacioni "Tuneli" nisi hetimet në maj të viti 2017. Përgjimet në terren e ato telefonike kanë zbardhur ngjarjen, pasi transportoheshin sasi të konsiderueshme droge e tipit kokainë e marijuanë.  Lënda narkotike pas mbërritjes në Itali vendosej  në Messina e tregtohej në të gjitha zonat turistike të provincës siçiliane.

Në shtator të 2017-s  antimafia italiane sekuestroi rreth 42 kg marijuanë e fshehur në galerinë hekurudhore “Spadalara”. Në dhjetor të 2017-s  u sekustruan edhe  sasi të tjera marijuane me peshë 32 kg që po trasportoheshin në bordin e automjeteve të bandës së drogës.  Antimafia italiane informon se janë akoma në kërkim dy shqiptarët e tjerë, anëtarë të këtij grupimi trafikantësh. 30-vjeçari u transferua në burgun e Brindizit, ku do të mbahet nën vëzhgimin  e  autoritetit gjyqësor që dha masën kufizuese “arrest me burg”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?