Itali, kapet skafi me 250 kg
marijuanë, pranga 2 durrsakëve

Itali, kapet skafi me 250 kg <br />marijuanë, pranga 2 durrsakëve
BRINDISI - Guardia di Finanza e Brindisi-t ka sekuestruar gjatë natës 250 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy skafistë shqiptarë, 32 dhe 25 vjeç, të dy nga Durrësi, që akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës. Autoritetet italiane kanë bllokuar gjithashtu edhe motoskafin e përdorur për trafikun e lëndëve narkotike.

Operacioni është zhvilluar 35 milje larg brigjeve të Brindisi-t. Droga - sipas hetuesve - pasi të ishte hedhur në treg do të sillte një fitim prej rreth 2 milionë eurosh.

Një avion i koordinuar nga Grupi Aerodetar i Guardia di Finanza në Taranto, gjatë kontrolleve mbi Kanalin e Otranto-s, pak para mesnatës ka zbuluar një motoskaf të gjatë rreth 6 metra, që po lundronte me drita të fikura drejt brigjeve italiane.

Mjeti lundrues është ndjekur nga avioni dhe më pas nga një helikopter i të njëjtit grup deri sa hyri të ujrat territoriale italiane. Në atë moment, anijet e Guardia di Finanza-s së Brindisi-t, që kishin ndjekur në radar lëvizjet, i janë afruar dhe kanë bllokuar motoskafin, duke gjetur në bord shumë pako me marijuanë dhe dy skafistë të cilët, kur kuptuan që s’kishin nga t’ia mbanin, tentuan që të fundosnin mjetin. Por financierët janë hedhur menjëherë në bord dhe kanë arritur të evitojnë fundosjen e skafit, duke rikuperuar kështu ngarkesën e drogës.

Që nga fillimi i vitit Guardia di Finanza ka sekuestruar përgjatë brigjeve puljeze rreth 4700 kg lëndë narkotike dhe 6 motoskafë, ndërsa ka arrestuar 7 skafistë shqiptarë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Aksident në aksin Lezhë-Milot, 2 mjetet përfundojnë në parcelë! 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë