Itali/ Kishin debatuar se e tradhtonte, partneri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë dhe e fsheh në pyll! Rrëfen krimin para hetuesve: E godita me thikë për vdekje

Itali/ Kishin debatuar se e tradhtonte, partneri vret të dashurën 7 muajshe shtatzënë dhe e fsheh në pyll! Rrëfen krimin para hetuesve: E godita me thikë për vdekje

Viktima, Giulia Tramontano

ITALI- Italia u trondit mëngjesin e sotëm pas lajmit se është gjetur trupi i pajetë i 29-vjeçares Giulia Tramontano, shtatë muajshe shtatzënë. E reja ishte zhdukur që prej fundjavës pa lënë asnjë gjurmë dhe kërkohej prej ditësh. Trupi i saj u gjet në një ndërtesë të vjetër në via Monte Rosa pas rrëfimit të bërë nga i dashuri i saj i cili zbuloi se ishte edhe autori i masakrës.

Ka qenë i dashuri i saj Alessandro Impagnatiello, i cili ka treguar se ku e kishte fshehur trupin e partneres së tij.

 “E vrava. E godita me thikë për vdekje”, ka rrëfyer 30-vjeçari gjatë marrjes në pyetje.

Rrëfimi erdhi pas një dite kërkimesh të furishme dhe zhvillimeve të papritura hetimore. Ai ka rrëfyer se ka vrarë partneren e tij dhe ka ngarkuar trupin në fuoristradën e tij 'Volksëagen T-roc'. Më pas ai do të kishte ecur për disa kilometra, aq sa hetuesit supozuan se ai mund të kishte arritur në një zonë të pyllëzuar. Nuk ishte kështu dhe trupi u gjet gjashtëqind metra larg shtëpisë.

Apartamenti në të cilin jetonte çifti ishte sekuestruar pasi në fuoristradën e 30-vjeçarit, i cili punonte si barist në një lokal luksoz në Milano, u gjetën gjurmë gjaku. Më pas, kur karabinierët analizuan banesën, dolën shumë gjurmë gjaku, veçanërisht në shkallët e godinës dhe në hyrje të saj. Kishte tentuar edhe ti pastronte, por nuk i shpëtuan analizave shkencore.

Dyshohet se ka qenë vetë Impagnatiello ai që ka shkruar mesazhet e fundit të dërguara nga celulari i vajzës mbrëmjen e së shtunës. E fundit rreth orës 21.30 kur i shkruante një shoqeje se ishte e mërzitur pas një debati me të dashurin dhe se donte vetëm të flinte.

Giulia Tramontano ishte zhdukur nga shtëpia natën mes së shtunës dhe të dielës. Pesë ditë në të cilat nuk ka pasur asnjë shenjë jete nga ajo. Pavarësisht shpresës së dobët të motrës së saj Chiara, e cila lëshon një tjetër thirrje të dëshpëruar në rrjetet sociale për ta gjetur. 

“Ne po kërkojmë Giulia-n të gjallë, na ndihmo ta gjejmë”. Pak para një të mëngjesit konfirmimi përfundimtar erdhi, se nuk kishte asgjë më shumë për të bërë.

Nga hetimet u zbulua se Giulia kishte pasur një debat të ashpër me të dashurin e saj pas zbulimit të një lidhjeje paralele me një të huaj të re. Një vajzë e cila gjithashtu kishte mbetur shtatzënë muaj më parë para se të vendoste të ndërpresë shtatzëninë. Dy vajzat kishin pasur edhe një përballje, të shtunën

Hipoteza e hetuesve është se dy të dashurit më pas kanë pasur një grindje gjatë së cilës Impagnatiello dyshohet se ka vrarë 29-vjeçaren dhe më pas ka hequr trupin e saj. Është ende e paqartë se si ajo u vra.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD