Itali- Një shtetas shqiptar që kishte bërë ‘kërdinë’ me grabitje në Gjermani, është arrestuar pas 5 vitesh kërkime në Itali nga policia.
I ndaluari është një 38-vjeçar, që u lokalizua në zonën e Barit, teksa në verifikimet e të dhënave rezultoi me ‘kartelë të kuqe’ në zonën Shengen.
Pala italiane kërkoi informacione shtesë nga Interpoli dhe të dhënat erdhën nga Gjermania.

Shqiptari ishte pjesë e një bandë ‘skifterësh’ dhe së bashku me disa bashkëpunëtorë mësohet se kanë kryer 9 bastisje të ndryshme në veri të Gjermanisë, duke vjedhur sende me vlerë dhe para me vlerë rreth 140 mijë euro. Në Gjermani ai do të duhet të dalë në gjyq, sepse konsiderohet përgjegjës për krimin e vjedhjes së rëndë.
Shpallja e tij në kërkim ishte bërë prej vitit 2020.
"Ne kontaktuam Shërbimin e Bashkëpunimit Policor për të kontrolluar vlefshmërinë e gjurmimit", tha një zëdhënës i policisë, "dhe urdhër-arresti evropian në pritje u konfirmua", informon media italiane.
Pas procedurave formale, i arrestuari është transferuar në Burgun e Qarkut Bari, në pritje të gjykimit apo ekstradimit nëse do kërkohet.
A.Q/Shqiptarja.comKomente

